Gjilan

Forumi i Gruas së LDK-së në Gjilan dhuron gjak

Forumi Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve të saj për 30- vjetorin e themelimit, ka dhuruar gjak me moton “dhuro gjak- shpëto jetë”.

Kryetarja e FG të LDK’së, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka inkurajuar të gjithë ata që kanë mundësi të kontribojnë në këtë aktivitet.

“Falenderojmë qendrën e transfuzionit te gjakut që në këtë ditë vikendi pritën gratë e vullnetit të mirë dhe inkurajojmë të gjithë të tjerët që kanë mundësi të kontribojnë në këtë aktivitet. Jeta e njerëzve është ndonjëherë e varur nga gjaku ynë dhe ne si gjithmonë do të jemi te gatshme edhe në të ardhmen.Ju falenderoj nga zemra gra e burra për kontributin tuaj”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.

You Might Also Like