Futboll

Forumi i Rinisë organizon turne futbolli për 30-vjetorin e themelimit të partisë

Me rastin e 30 vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, nën organizimin e Forumit të Rinisë, ka nisur turneu dyditor në futboll të vogël.

Kryetarja e FR të LDK’së në Gjilan, Rina Ahmeti, ka falënderuar ekipet pjesëmarrëse, të cilët kanë argëtuar publikun gjilanas.

Turneu vazhdon nesër në ora 10:00, në palestrën e sporteve Bashkim Selishhta – Petriti, ndërkaq organizimi do të përmbyllet në mënyrë solemne me muzikë, festë dhe me një koktej rasti.

ZMP e LDK-së në Gjilan

You Might Also Like