Ekonomi

Furra e Bukës “Gjakova-AS”, furrë e qytetarëve të Dardanës


Qyteti i Dardanës (Kamenica), ka pse të mburret me bizneset e tyre por e veçante e tyre është Furra e Bukës, “Gjakova – AS”, e cila me pjekurinat e sajë të bukës dhe produkteve tjera të miellit ka bërë që qytetarët e Dardanës të krenohen me Furrën e tyre si për nga cilësia po ashtu dhe sjelljet e pronarit të kësaj furre Isa Gutaj nga Gjakova.

 

Bukëpjekësi Isa Gutaj, tani e dhjetë vite është vendosur në qytetin e Dardanës duke hapur Furrën e Bukës për të qenë pjesë e pandashme të qytetarëve të Dardanës, duke qenë një bukëpjekës mjaft i nderuar në këtë trevë.

 

Isa së bashku me tërë familjen e tij kontribuon që nga orët e hershme të mëngjesit, duke bërë përgatitjen e produkteve të miellit që në mëngjes qytetarët të shërbehen për konsumin e tyre ditorë.

 

“Tani e dhjetë vite së bashku me familje jam vendosur në qytetin e Dardanës, jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij qyteti të qetë dhe mjaft të respektuar, edhe pse jam nga Gjakova unë asnjëherë me anëtarët e familjes nuk e kemi ndier vetën të vetmuar përkundrazi jemi të respektuar nga çdo qytetar i Dardanës me rrethinë dhe kjo më bën shumë të lumtur dhe krenar”, shprehet bukëpjekësi nga Gjakova, Isa Gutaj.

 

Isa së bashku me djalin e tij, 16 vjeçar Ilirianin, për çdo ditë përgatisin në furrën e tyre bukë të ndryshme sipas kërkesës së qytetarëve pastaj kifle, byrek, mantia, gjevrek, bukë integrale, bukë misri, pica e shumë produkte të tjera nga brumi.

“Buka e drithërave të grurit, misrit, elbit janë bazë e ushqimit në mbarë njerëzimin botëror, me bukë nuk ka lojë ajo është e shenjët dhe duhet pasur kujdes për t’ja dhënë qytetarit, duhet të ketë pastërti të skajshme por duhet të jetë e pjekur mirë pasi që gjatë tërë ditës disa herë e konsumojmë bukën”, shprehet Gutaj.

 

16 vjeqari Ilirian Gutaj, i cili me shumë vullnet e krenari e punon punën e bukëpjekësit thekson se këtë traditë e ka të trashëguar me qindra vjet më herët nga pasardhësit e tyre.

“Zeja e bukëpjekësit e ka zanafillën me qindra vite në familjen tonë, është zeje e shenjtë dhe duhet maksimalisht ta shfrytëzojmë këtë bukuri të shenjtë që na ka fal zoti, jam shumë krenar që po e trashëgoj këtë zeje dhe do ta ruajmë brez pas brezi”.

 

Në Furrën e Bukës “Gjakova -AS” të Dardanës, gjithçka që përgatitet është nga mielli më cilësorë, por gjithçka që bëhet në këtë furrë është e cilësisë së lart të gatimit.

Isa Gutaj njihet edhe si bamirës shumë i madh sa herë që kanë kërkuar qytetarët e Dardanës.

“Jam shumë i lumtur që sado pak ju ndihmoj njerëzve gjatë muajit të Ramazanit, shumë shtëpive ju jap bukë pa pagesë por edhe në festa tjera, shumë nxënës në pamundësi të mungesës së të hollave ju ofroj pa pagesë ushqim, ka disa familje që ju ofroj çdo dit bukë pa pagesë për t’ju lehtësuar sado pak gjendjen e tyre të vështirë, për këtë jam shumë krenar dhe i bëj apel çdo qytetari në qytetin e Dardanës që nuk kanë mundësi të siguroj kafshatën e bukës dyert e furrës tonë janë të hapura me gjithë zemër do t’ju dal në ndihmë”.

 

You Might Also Like