Futboll

Futbolliste të KFF Intelektualet do të testohen në Francë

Futbolli femëror në Gjilan është bërë tejet tërheqës për menaxherë të huaj, që janë vënë në kërkim të lojtareve të reja. Kështu, pas Antigona Behlulit dhe Blerta Shalës, të cilat tashmë janë pjesë e ekipit femërorë FC Curih në Zvicër edhe lojtare të tjera kanë rastin që të testohen në ekipe të huaja. Oferta më e re për testim kësaj radhe vije nga Franca, prej nga një menaxher francez nga afër ka ardhur t’i shoh lojtaret gjilanase. Ata kanë paraqitur interesim për futbollistet Kaltrina Biqkaj, Marigona Hajdar , Bahtije Miftari e lojtare të tjera dhe për ato më të talentuarat këtë qershor do të mbahet një trening në Francë.

Siç ka theksuar Afrim Mehmeti, kryetrajner në KFF Intelektualet, disa nga lojtaret kanë lënë përshtypje të mirë, andaj menaxheri francez është kënaqur me paraqitjen e tyre dhe nga mesi i qershorit do të vijë oferta për to, duke qëndruar disa ditë në Francë, ku nga afër do të shihet talenti i tyre.

You Might Also Like