OPINION

Futbollistët e Dritës klubin e duan me hile

nexhemdin        Shkruan: Nexhemdin Bunjaku, ish-futbollist

Fc-Drita ka hyrë në krizë të thellë të rezultateve, edhe pas 12 xhirove ka tubuar vetëm 6 pikë dhe kjo nuk i ka ndodhur asnjëherë sa mbaj mend unë. Vitet e kaluara mungesën e rezultateve e arsyetonin me problemin e kushteve, financave etj. Me çka dhe si do arsyetohen tash kur i kanë në dispozicion të gjitha kushtet; rrogat (pagat ) u jepen me rregull, të gjitha kushtet për përgatitje (stërvitje ) i kanë, transportin (autobus komfor të klubit ),kryesia e përpiktë në përmbushjen e të gjitha obligimeve ndaj klubit dhe futbollistëve etj,etj. Ekipi momental i FC-Drita, nuk i ngjanë me ekipin e vërtetë ashtu siç jemi mësuar ta shohim, shumë futbollistë e kanë shnëdrruar fushën e futbollit, në fushë të parkut për shëtitje, shumë futbollistë nuk po e ndiejnë obligim për të mbrojtur, luftuar dhe angazhuar për logon dhe fanelen e klubit ,shumë futbollistë nuk po e çmojnë punën, angazhimin dhe mundin e prijësve të klubit për të i u siguruar kushte, shumë futbollistë nuk po e ndiejnë dëshirën për fitore të armatës se madhe të Intelektualeve, shumë futbollistë nuk po e kuptojnë ose nuk po duan ta kuptojnë se duhet të kenë respekt me të madh ndaj klubit dhe prijësve të klubit që me gjithë angazhimin e tyre po u a plotësojnë të gjitha kushtet, armatës se madhe të Intelektualeve, qytetit dhe gjithë Regjionit. Çdo futbollist që vesh fanelen e klubit, duhet të i behet besnik atij klubi duke luftuar, angazhuar dhe respektuar klubin dhe kryesinë, së paku sa për atë kohe qe bartë fanëlen e atij klubi, por të gjitha këto duhet të i dëshmojë në fushën e gjelbër. Është për të ardhur keq sjellja e disa futbollistëve qe me tepër tregojnë manikenizem se veti të futbollit, edhe me keq është se ata nuk po e arsyetojnë as në minimum pagën, tek shumica e futbollistëve nuk po shihet as dëshira apo se paku përpjekje për suksese të klubit. Ju futbollistë të FC-Drita: keni obligim dhe përgjegjësi të madhe ndaj kryesisë, klubit, Intelektualeve dhe opinionit të gjere futbolledashës, qe nga ai moment i nënshkrimit të kontratës, dhe mu për ketë nuk mundeni të silleni sipas tekeve tuaja, nuk mundeni të jeni pjese e atij ekipi e mos të kontribuoni, angazhoheni dhe luftoni për ekip, por të figuroni vetëm në listën e pagave,ju nuk munde të silleni si profesionist kur në fushën e gjelbër e dëshmoni të kundërtën. Të gjithë ne, edhe si qytetarë të rëndomtë, kem të drejtë të gjykojmë me vend, të kërkojmë përgjegjësi me të drejtë nga kushdo qe të jetë ai, pra edhe nga ju futbollist të FC Drita. Unë shpresoj dhe besoj shumë tek kryesia qe po benë shumë për të mirën e klubit, do kërkojë qe TASH, përgjegjësi nga ju, sepse kjo çka po ndodh me ekipin e FC Drita, nuk guxon të vazhdojë më.

Në fund një porosi; mos e keqpërdorni djersen e prijësve të klubit që po sakrifikojnë shumë për tu’a plotësuar të gjitha kushtet që i keni, sepse të gjitha këto do u kushtojnë në karrierën tuaj si futbollistë, do humbni nderin dhe respektin nga opinioni futbolledashes, do i hyni në hak klubit, tifozerisë  dhe gjithë opinionit futbolledashes. FC Drita patjetër se do këndellet dhe do ndrit, sepse ndriçimin nuk mund të ia humb askush, por ketë këndellje dhe ketë ndriçim do e bëjë ndoshta pa juve që po hezitoni ta QULLOSNI fanëlen e klubit të madhe dhe me traditë të madhe. TI KURRË NUK DO ECISH VETËM.

You Might Also Like