Gjilan

Gagica: Administrata e Gjilanit digjitalizon edhe arkivin

Konferenca e radhës me gazetarë ka nxjerrur edhe një hap tjetër në avancimin e Komunës së Gjilanit, konkretisht të Administratës komunale, e cila ka në përfundim digjitalizimin e arkivit, ka bërë të ditur drejtori Nazim Gagica.

“Krahas shumë punëve të bëra në administratën e përgjithshme, shumë shpejtë do të përurojmë arkivin e Komunës së Gjilanit në një ambient krejtësisht modern dhe me standarte të larta. Gjithashtu jemi në përfundim të digjitalizimit të arkivit, sipas standartit europian dhe njëkohësisht shërbimet nga arkivi do të jenë disa herë më të avancuara se deri më tani”.

“Jemi të parët në Kosovë edhe në këtë drejtim dhe Komuna e Gjilanit tashmë ka një resurs të qmueshëm të digjitalizimit të përgatitur për shërbime më të mira për dekada me radhë”, ka thënë drejtori Gagica.

Edhe sa i përket shërbimeve të dhëna për qytetarë dhe efikasitetit të shërbimeve kjo drejtori sipas Gagicës, ka rritje të shërbimeve, rritje të efikasitetit, reduktim të pritjeve para sporteleve dhe gjithnjë avancim në shërbime.

Po ashtu drejtori Nazim Gagica, ka thënë se shpenzimet kanë shënuar rënie për një përqindje të dukshme dhe normalisht rritje të efikasitetit të zyrtarëve në punë.

“Kemi ulje të shpenzimeve në të gjithë resorët competent të Administratës dhe njëkohësisht rritje të shërbimeve. Është një stabilitet i plotë i zyrave nëpër fshatra dhe normalisht shtim të efektivitetit të tyre. Po punojmë me mbështetje edhe të kryetarit Lutfi Haziri, që administrate të ecë edhe hapa të tjerë të fuqishëm përpara, gjithnjë në shërbim të përmirësimit të produkteve të ofruara për qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe më gjerë”, ka thënë, drejtori Gagica.

You Might Also Like