Sporte të tjera

Gara atraktive e motoristëve rikthehet në Stanishor të Gjilanit

Më  11 tetor 2020 në fshatin  Stanishor të Gjilanit do të organizohet gara e shtatë me radhë e motoristëve, ka bërë të ditur Alban Beqiri, një nga organizatorët.

Sipas tij, pas lirimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë dhe mbështetjes së  Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës Klubi i Motocrossit MC 06 organizon garën tradicionale “Ilir Balaj dhe Manuel Herzog” në 4 kategori të ndryshme E-Junior class, E 1 125cc 2t – 250cc 4t, E 2 250cc 2t – 450cc 4t, E 3 Hobi nën 18 vjeç dhe mbi 40 vjeç.

Gara zhvillohet nën monitorimin e FMKS-së dhe vlerësohet me pikë Kampionale.

You Might Also Like