SPORTI

Gazetarët gjilanas që lanë gjurmë në gazetarinë sportive: Ilmi Musliu

 

Ilmi MUSLIU – , gazetar. Lindi më 1959 në Vërbicë të Zhegocit, komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Gjilan, ndërsa Fakultetin Filologjik, Drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Prishtinë. Me gazetari merret prej vitit 1985. Në “Rilindje” ka punuar deri në mbyllje të saj, në vitin 2001, përfshirë edhe periudhën e ndalimit të saj nga regjimi i Millosheviqit, kur si zëvendësim dolën “Shkëndija”, “Zëri” e pastaj “Bujku”. Pas ndalimit të “Rilindjes”, për një vit ka punuar në ditoren “Pavarësia”. Prej vitit 2004 e tutje punoi në të përditshmen “Kosova Sot”. Në të gjitha këto të përditshme, pos aktualitetit, ka përcjellë edhe sportin, si korrespondent nga Gjilani, që kishte klube të shumta sportive. Pos raporteve nga ndeshjet sportive të futbollit, basketbollit, hendbollit dhe disiplinat tjera, ka realizuar edhe intervista me sportistë të dalluar, talente të rinj të sportit, si dhe reportazhe sportive. Për punën e tij në sferën e gazetarisë, në “Rilindje” dhe “Pavarësia” ka marrë çmimin “gazetar i vitit”, ndërsa nga shoqatat e ndryshme sportive dhe institucionet komunale të sportit, ka marrë disa herë mirënjohje. Aktualisht jeton në Gjilan dhe ushtron profesionin e gazetarit në portalin mediafokus.com./kryelajmi.com/.

You Might Also Like