Futboll

Gazetarët zunë vendet e shikuesve

Ndeshja Drita – Flamurtari është zhvilluar pa praninë e shikuesve, kështu që tribunat në stadium ishin të zbraza. FC Drita, organizatore e ndeshjes, ka vendosur që një pjesë të gazetarëve dhe kameramanëve t’i vendos në tribuna.

Mosprania e shikuesve në këtë ndeshje ishte për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë covid19. Futbolli pa shikues nuk e ka shijen e vet, kjo u pa edhe në këtë ndeshje, që dukej sikur të ishte e karakterit miqësor, gjë të cilën e pohuan edhe dy kryetrajnerët e ekipeve.

Në këtë ndeshje publiku i vetëm ishin gazetarët në tribuna, të cilët kryen punën e tyre prej aty ku rëndom përkrahen ekipet.kryelajmi.com

You Might Also Like