SPORTI

Gazetari gjilanas nderohet me mirënjohje për gazetari sportive

Sylejman Ismajli, gazetar i sportit, është nderuar me mirënjohje për gazetari sportive. Këtë mirënjohje atij ia ka ndarë Arlind Grantolli, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, në mbrëmjen e mbajtur në Prishtinë, pas mbajtjes së turneut “Burim Hatipi” në futboll dhe çmimin e përvjetshëm për gazetari sportive “Ali Shala”.

Sylejman Ismajli, deri më tashti kishte punuar në disa mediume si gazetar i sportit, përfshirë gazetën “Koha Ditore”, Televizionin MEN si dhe tashti së fundi në “Rajonipress”. Ai disa herë është shpërblyer edhe si gazetari i vitit për sport në komunën e Gjilanit.

You Might Also Like