Futboll

Gentjan Mezani: Jemi brenda objektivit

Gjilanit i është dashur shumë fitorja ndaj Flamurtarit dhe lojtarët e saj atë e arritën, duke ngadhënjyer me rezultat 2:0. Edhe kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani e pranon se ekipi i tij fitoi me gabimet e kundërshtarit, por se ato diti t’i shfrytëzojë.

“Jam i lumtur për fitoren dhe pikët e fituara. Jemi brenda objektivit dhe me ekipet e kreut jemi aty bashkë. Presioni sa vjen e shtohet, nga ndeshja në ndeshje, por ne jemi aty për t’i përballuar presionit”, ka thënë Gentjan Mezani, që ka shtuar se ekipi luajti mirë, por se loja duhet të përmirësohet edhe më shumë deri në arritjen e qëllimit. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like