KRONIKË E ZEZË

Gjendet i vdekur në mal i zhdukuri nga Smira e Vitisë

Burri 50-vjeçar me banim në Smirë të Vitisë, Haki Bela, i cili ishte zhdukur nga dita e shtunë, është gjetur i varur, raporton Plus Televizion.

Lajmin për Plus Tv e konfirmoi Agim Lipovica, komandant i Stacionit Policor të Vitisë. Ai ka thënë se trupi i të zhdukurit është gjetur i varur me një litar mbi malin e fshatit Smirë.

Lipovica tha se të gjitha njësitet relevante regjionale janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Televizioni merr vesh se nga hetimet paraprake dyshohet për një vetëvrasje.

Familja e të ndjerit kishte treguar sot Televizionit se ai kohëve të fundit ishte në depresion për gjendjen jo të mirë ekonomike të familjes dhe po e shqetësonin disa borxhe.

Në ditën që u zhduk i kishte thënë gruas së vet se po shkonte në mal.

Ndërkaq, Policia e Vitisë, në bashkëpunim me të gjitha njësitet e tjera emergjente, kanë marrë të gjitha masat dhe ishin në kërkim të tij derisa e kanë gjetur para pak minutash të pa jetë të zhdukurin.

I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten me tre fëmijë.Aziz Zuka

 

You Might Also Like