Muzikë

Gjilani mban koncert të madh festiv në vigjilje të ndërrimit të motmoteve


 

Gjilan, 30 dhjetor 2018 –  Nën organizimin e Zyrës së Kryetarit dhe shkollës së muzikës, në Gjilan është mbajtur koncert i madh festiv në vigjilje të ndërrimit të motmoteve.

 

Në këtë event kanë performuar me pikat muzikore nxënësit e të gjitha niveleve të shkollës së muzikës, duke elektrizuar publikun e shumtë në sallën e teatrit të qytetit.

 

Këtij koncerti i kanë paraprirë aktivitetet maratonike të organizuara në shënim të festave të fundvitit, duke filluar nga ekspozita “12 Muajt e Vitit 2018”, shpërndarja e dhuratave për fëmijët tek organizatat “Pema”, “Liria” e Spitali i Përgjithshëm, për të vazhduar me koncertin për fëmijë të organizuar nga Qendra Kulturore Artistike “ Mollëkuqet”.

Ndërkohë, të hënën në mesnatë do të bëhet lëshimi i balonave në shenjë të ndërrimit të moteve (00:00) në qendër të qytetit, për të vazhduar me vizitën e kryetarit Haziri në policinë e shtetit, në Njësinë e Zjarrfikësve, Spitalin e Përgjithshëm dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dardania”. ​

You Might Also Like