Futboll

Gjilani dhe Dallku ndajnë rrugët

Pas përfundimit të sezonit 2020/2021 në Superligën e Kosovës në futboll, klubet kanë filluar të punojnë maksimalisht për sezonin e ri.

Sport Club “Gjilani” ditëve të fundit është më e zëshmja duke rinovuar kontratat me futbollistët kryesorë, por edhe duke përfunduar bashkëpunimin me disa lojtarë.

Skuadra gjilanase tashmë i ka ndarë rrugët edhe me mbrojtësin, Ardin Dallku, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.

Futbollisti vushtrrias ishte transferuar tek Gjilani në afatin kalimtar të janarit sezonin që lamë pas, në kohën kur klubi drejtohej nga kryetrajneri, Bylbyl Sokoli.

Dallku më parë karrierë kishte bërë edhe Vorskla të Ukrainës dhe Shkëndija e Tetovës.

You Might Also Like