Arti pamor

Gjilani do të ketë Galerinë e re të qytetit

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), bashkë me kryetarin Haziri dhe Aktivin profesional të shkollës së mesme të Arteve Pamore “Adem Kastrati” në Gjilan dhe me përfaqësues të komunitetit artistik vizuel nga qyteti i Gjilanit, sot, përcaktuan hapësirat për Galerinë e re të qytetit.
Përveç përcaktimit të hapësirës, sipas planit, Galeria e qytetit do t’i ketë të gjitha parametrat adekuate për organizimin e aktiviteteve, konservimin dhe restaurimin e veprave artistike.
Sot, së bashku me artistë pamor, patëm rastin të shohim projektin konkret të Galerisë së qytetit i punuar me standarde bashkëkohore, të cilin na e prezentuan prof. Muhamed Sadriu dhe prof. Klodina Krasniqi. Ata u falënderuan për punën e tyre profesionale, njëherit, edhe për vullnetarizmin e tyre në shërbim të komunitetit artistik.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, me mbështetje të plotë nga zyra e Kryetarit Haziri, do të bëjë të pamundurën që kjo nismë të konkretizohet sa më parë.

You Might Also Like