Futboll

Gjilani e Ballkani ndajnë pikët

 

Gjilani e Ballkani kanë luajtur pa gola në ndeshjen e zhvilluar këtë të diele në Gjilan, në kuadër të xhiros së tretë të Kampionatit të Kosovës në Futboll.

Ndeshja ka qenë e nivelizuar dhe në pjesën e parë Ballkani pati më shumë nga loja, derisa në pjesëlojën e dytë më dominant ka qenë Gjilani, që mbase ka mundur të marrë edhe të tri pikët, por sot nuk pati një sulmues që do të përfundonte ndonjërin nga aksionet.

Ballkani pati rastin më të mirë në minutën 38, kur Korenica gjuajti bukur, por Enea Koliqi me një ndërhyrje të jashtëzakonshme ia doli që të shpëtojë gol të sigurt. Korenica gjuajti edhe në pjesëlojën e dytë, por sërish ishte Koliqi ai që doli fitimtarë.

Në minutën 55, pati një ndërhyrje në Hajdarin, por bilbili i Nuzës ka heshtur. Rasti më i mirë ishte ai i minutës 73, kur pas shpërthimit të Hajdarit, ai bulkur e shërbeu zëvendësuesin Kelmendi, i cili nga një pozitë ballore dhe shumë e mirë gjuajti jashtë porte.

E veçantë e këtij takimi ishin edhe dy lëndime të lojtarëve të Gjilanit dhe tash vargu i të të lënduarve është shumë i madh, ngase pas shumë lëndimeve në repartin sulmues, sot u lëndua edhe Progni, kurse që në nismë të ndeshjes është lënduar edhe kapiteni Ylber Kastrati.

 

You Might Also Like