Futboll

Gjilani e ka nisur me fitore

Gjilani ka shënuar një fitore të merituar në nismë të kampionatit, duke e mundur Besën e Pejës me rezultat 2:1. Fitorja e vendasve nuk ka ardhur fare në pikëpyetje, ngase vendasit gjatë tërë ndeshjes kanë mbizotëruar në fushë.

Vendasit golin e parë e kanë shënuar në minutën 30 kur Shaqiri nga thellësia ka gjetur Thaqin e ky me kokë e ka zgjatur topin deri te Eminhaziri, i cili u hodh me kokë dhe futi topin në portën e zbraztë.

Vendasit kanë shënuar gol edhe në pjesëlojën e dytë. Në minutën 50, portieri mysafir ka gabuar duke degazuar dobtë, kurse topi erdhi deri te Rusi, i cili me urti, mbi trupin e portierit Gega e ka futur në rrjetë.

Gjilani e solli fitoren në pikëpyetja në minutën 82, kur qendërmbrojtësi Hyseni derisa e kishte topin në pronësi ka rrëshqitur dhe këtë e ka shfrytëzuar Kasapi që ka qëlluar këndin e poshtëm të majtë të portierit Kaqiu./Kryelajmi/.

You Might Also Like