Futboll

Gjilani fiton në paraqitjen më të mirë të vet

Në ndeshjen më të mirë të këtij stinori, Klubi i Futbollit Gjilani ka shënuar një fitore të pastër në ballafaqim me Lirinë e Prizrenit, duke e mundur me rezultat 2:0, me dy golat që i ka shënuar qendërsulmuesi Isa Eminhaziri.

Gjilani e ka nisur vrullshëm ballafaqimin me Lirinë dhe që në minutën e pestë ia ka dalë të shënoj, kur Haxhimusa ka shpërthyer nga e majta, ka harkuar në brendi dhe në vrap e sipër, Isa Eminhaziri me gju e ka futur topin në rrjetë.

Gjilani ka mundur të shënojë edhe në minutën 17, por pas harkimit të Mustafës, Shabani bukur ka pranuar topin e gjuajtja e tij është ndalë nga tërthorësja.

Me të nisur pjesa e dytë, në minutën 52 sërish ka shënuar Isa Eminhaziri, i cili pasi ka pranuar një top në brendi, me disa veprime mashtruese i ka ikur mbrojtjes së Lirisë dhe me gjuajtje të saktë me të majtën ka qëlluar këndin e poshtëm të majtë të portës së Ruxhit.

Deri në fund të ndeshjes, Gjilani ka patur edhe disa raste shumë të mira, por ndeshja është mbyllur me rezultat 2:0./kryelajmi/.

You Might Also Like