Gjilan

Gjilani fton shërbyesit civilë, zyrtarët publikë dhe punëtorët e arsimit që të aplikojnë për vaksinim përmes platformës e-Kosova

 

Gjilani fton shërbyesit civilë, zyrtarët publikë dhe punëtorët e arsimit që të aplikojnë për vaksinim përmes platformës e-Kosova

Gjilan, 9 korrik 2021 – Komuna e Gjilanit fton shërbyesit civilë, zyrtarët publikë e punëtorët e arsimit që aplikojnë për vaksinim përmes platformës e-Kosova, apo në mënyrë të organizuar përmes Qendrës së Vaksinimit e cila gjendet në palestrën e sporteve “Bashkim Sel8ishta – Petriti”, në Gjilan.

Komuna ka anagazhuar 15 ekipe për procesin e vaksinimit, i cili po bëhet sipas rregullave për ta parandaluar fluksin.

Deri tani në Gjilan janë vaksinuar mbi 12 mijë qytetarë, ose afro 15 për qind e qytetarëve.

Ndryshe, termine për vaksinim përmes platformës e-Kosova mund të caktojë edhe kategoria e qytetarëve e moshës mbi 40 vjeçare.

You Might Also Like