Futboll

Gjilani gati për duelin kundër Vushtrrisë

Gjilan, 06 Nëntor 2019-Skuadra e Gjilanit e drejtuar nga kryetrajneri, Gentian Mezani, ditën e sotme përfundoi përgatitjet për sfidën kundër Vushtrrisë.

Pasditën e së mërkures, kuq e bardhët përfunduan seancën e fundit stërvitore, e cila ishte realtivisht e lehtë dhe fokusi i sotëm ishte në detajet e fundit për duelin e vlefshëm për javën e 14-të, përballë Vushtrrisë.

Në këtë duel për Gjilanin pritet të rikthehen edhe futbollistët që munguan në ndeshjen e kaluar kundër Ferizajit.Bëhet fjalë për kapitenin Ylber Kastrati dhe futbollistët e repartit ofanziv, Bedri Greca e Gerhard Progni.
Gjithashtu me skuadrën rikthehet edhe mesfushori, Kushtrim Shabani, i cili tanimë ka lënë pas krahëve lëndimin e pësuar javë më parë dhe ai nesër rikthehet me skuadrën në ndeshjen kundër Vushtrrisë.

Dy mungesat e Gjilanit në këtë ballafaqim janë, Fiton Hajdari dhe Muhamed Useini të cilët kanë mbushur normën e kartonëve dhe do të pushojnë në këtë ndeshje.

Sfida mes Vushtrrisë dhe Gjilanit, do të zhvillohet ditën e nesërme me fillim nga ora 13:00, në Vushtrri.

You Might Also Like