Futboll

Gjilani ka hyrë në krizë të thellë të rezultateve

 

Gjilani ka hyrë në krizë të thellë të rezultateve. Ekipi kuq e bardhë ka kohë që nuk ka shënuar fitore dhe nga kandidati që luftonte për  kreun e tabelës është rikthyer në ekip që po shkon drejt largimit nga ky synim.

Prishtina ka shokuar Gjilanin në pjesëlojën e parë, kur në fund të saj ia doli që të shënojë dy gola. Në pjesëlojën e parë ndeshja ka  qenë e barabartë, pa ndonjë rast të theksuar shënimi. Krejt në fund të kësaj pjese nga një gjuajtje dënimi nga e majta në minutën 41, kapiteni i Gjilanit Ylber Kastrati e qëlloi ngathtë topin, duke e futur në rrjetë të vet për 0:1. Nga ndeshja në ndeshje, Gjilani kur po pranon golin e parë po futet në panikë dhe përderisa pak javë më parë Gjilani krenohej për mbrotje të fortë, muajin e fundit është pikërisht mbrojtja që po gabon. Kështu ndodhi edhe në kohën shtesë të pjesëlojës së parë, kur Jackson nuk ishte në vendin e duhur, Mankenda e kaloi Kastratin nga djathta, harkoi në brendi e Leotrim Kryeziu nga afërsia futi topin në rrjetë.

Në pjesëlojën e dytë Gjilani bëri disa ndryshime, ishte më kërkues në shënimin e golit, por deri te ai nuk erdhi. Për të qenë edhe më keq, në minutën 84, Veliu rrëzoi në brendi Mankendan dhe gjyqtari dha penalti për Prishtinën.

Sabien Lilaj gjuajti me forcë, Koliqi arriti që t’ia ndërroj topit kahen, por jo mjaftueshëm sa për të evituar golin dhe rezultati tash ishte 0:3.

You Might Also Like