Futboll

Gjilani kampion i Kosovës për juniorë

Kur ballafaqohen Gjilani e Drita në ndonjë ndeshje futbolli, i tërë qyteti është në festë. Festë ishte edhe në këtë fillim të majit, kur u ballafaquan këto dy ekipe, në një atmosferë impozante, me tribunat e mbushura përplot, në njërën anë adhuruesit e Gjilanit – Skifterët e përballë tyre adhuruesit e Dritës – Intelektualët.

Festë të madhe të futbollit pati qysh para se të nis kjo ndeshje, ngase ekipi i të rinjve të Gjilanit u shpall kampion i Kosovës, edhe atë bindshëm, disa xhiro para se të përfundojë kampionati në këtë kategori.

Adhuruesit e të dy tifozërive i duartrokitën suksesit të këtyre djelmoshave, të cilët me përpikëri zbatuan urdhrat e trajnerit të tyre, Refik Rexhepaj, i cili me punën e palodhshme ia doli të bëjë një ekip të qëndrueshëm, që doli të jetë i pamposhtur, andaj edhe fitoi titullin me plot me meritë.

Agim Ademi, nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka ndarë Kupën e Kampionit për ekipin e Gjilanit, sikurse që në gjoksin e këtyre lojtarëve të rinj kanë shkëlqyer medaljet e arta, ngjarje këto që këta lojtarë me ardhmëri të ndritur gjallë do t’a mbajnë në mend.

Po cili ishte rrugëtimi i këtij ekipi. Juniorët e Gjilanit kanë patur një ngritje të jashtëzakonshme, që prej se ky ekip është marrë nën drejtimin e kryetrajnerit Refik Rexhepaj. Fillimisht, në kampionatin 2016/2017 u bënë anëtarë të Superligës së Juniorëve U -19 dhe që në sezonin e parë në elitën e futbollit u shpallën kampion, duke krijuar distancë të madhe që në stinorin vjeshtor.

KF Gjilani në 26 ndeshje sa ka zhvilluar deri më tashti, ia ka dalë që të shënojë 21 fitore, ka 3 barazime dhe ka pësuar vetëm dy humbje, duke patur një goldallim 81 gola të shënuar e 30 të pësuar, apo plus 51 gola. Gjilani mesatarisht ka shënuar 3,16 gola për ndeshje dhe ka pësuar mesatarisht 1.15 gola për ndeshje. Dallim në mes të parit, Gjilani dhe të dytit Fushë Kosova është 22 pikë. Golashënuesi më i mirë i ekipit është Altin Aliu.

Kjo është lista e lojtarëve kampionë të KF Gjilani U-19, të cilët i udhëhoqi kryetrajneri Refik Rexhepaj.

Edison Kqiku

Arbër Mustafa

Altin Aliu

Kujtim Dubova

Petrit Terziu

Aridon Bllaca

Rinor Nuredini

Qëndrim Ismajli

Ibrahim Hyseni

Ilijasa Ademi

Blerim Ismajli

Leodrit Mehmeti

Blend Krasniqi

Islam Veseli

Blerand Citaku

Fatmir Maliqi

Aulon Korbi

Mërgim Zeqiri

Osman Osmani

Lum Tahiri

Ardit Ajeti

Altin Krivaqa

Shkëlqim Emërllahu

Gëzim Neziri

Kenan Murati

Dardan Kastrati

Eduard Zeqiri

Ibrahim Zejnullahu

Albenis Rahimi

Elon Jakupi

Trajner : Refik Rexhepaj

tabela:

 

You Might Also Like