Futboll

Gjilani këndellet në Ferizaj

 

Gjilani me një përbërje më ndryshe e ka nisur ndeshjen dhe që në fillim ka rezultuar e qëlluar, ngase që në minutën e tretë pas një kombinimi të mirë në mes të Muamer Svarkës dhe Gerhard Prognit, lojtari nga Shqipëria ia ka dalë të shënojë për rezultatin 0:1.

Gjilani ka vazhduar me lojë të mirë edhe në vazhdim dhe në minutën 30, Fiton Hajdari ka shërbyer malazezin Darko Nikaq, i cili ka shënuar për 0:2.

Edhe në pjesëlojën e dytë Gjilani ka vazhduar me lojë të mirë dhe ka patur disa raste të mira shënimi. Në minutën 52, pas një gabimi të Viktor Kukajt të Ferizajt, Fiton Hajdari ia ka dalë që të kalojë edhe portierin dhe ka futur topin në portën e zbraztë.

Në minutën 75 Nikaq e ka qëlluar shtyllën.

Është kjo një fitore që Gjilanin  mbanë në garë për në Evropë.

You Might Also Like