Futboll

Gjilani kokëlartë kthehet nga Peja

Gjilani ia ka dalë të nxjerrë një pikë të vlefshme në ballafaqim me Besën e Pejës e me më pak fat, futbollistët gjilanas kanë mundur të kthehen me gjah të plotë.

Ekipi i Gjilanit ka pasur shumë raste të mira, sidomos në pjesëlojën e parë, por ata nuk ia kanë dalë të konkretizojnë ndonjërin prej tyre.

Në këtë ndeshje, KF Gjilani e ka pasur edhe përkrahjen e shikuesëve të tyre të flaktë “Skifterat”, të cilët kën udhëtuar në Pejë.

Me këtë pikë të arritur, Gjilani ka grumbulluar 17 pikë, të cilat e sforcojnë atë në pozitën e gjashtë. Në xhiron e ardhshme, Gjilanin e pret një detyrë e vështirë, ngase do të jetë mysafir i liderit në tabelë, Trepça ’89.

You Might Also Like