Futboll

Gjilani kreu stërvitjen e parë në Turqi

Skuadra e Gjilanit ka mbyllur sesionin e parë në tokën turke, me ndriçimin që u dha shkëlqimin edhe më të madh protagonistëve brenda tapetit jeshil.
Gjendja e futbollistëve është jashtëzakonisht e mirë dhe grupi dalë nga dalë është duke u kompletuar.
Elton Cale i është bashkuar grupit, derisa në pritje të dokumentacionit janë edhe dy futbollistët e tjerë Aziz dhe Razak Keita, të cilët mund të vijnë gjatë ditëve në vijim.
Stafi teknik do shtojë intensitetin e punës në mënyrë që futbollistët t’i kenë bateritë e mbushura për stinorin pranveror të kampionatit.
Gjatë ditëve në vijim do të mund t’i mësoni edhe emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballemi këtu në Antalia të Turqisë.

You Might Also Like