Futboll

Gjilani mban hapin për Evropë

Gjilani ka shënuar edhe një fitore jashtë fushës së vet, kësaj radhe ndaj Dukagjinit me rezultat 3:1, duke e mbajtur vetën në garë për një vend që dërgon në Evropë dhe duke e larguar matematikisht ekipin klinas nga Superliga.

Mysafirët kanë shënuar që në minutën e dytë, kur pas harkimit të Plakut nga e majta, në brendi më së larti kërceu Keita Rezak dhe shënoi për 0:1.

Katër minuta më pas Gjilani ka dyfishuar rezultatin kur Arbër Shala ngathtë e qëlloi topin duke e dërguar topin në rrjetë të vet.

Në minutën 9, Jackson Ferreira bëri një gabim duke e dërguar topin prapa, por para portierit te ai mbërriti Aba Kamara që përtokë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të Ruçit.

Pjesëloja e parë është mbyllur me rezultatin 1:2.

Në pjesëlojën e dytë Gjilani ia ka dalë që të shënojë edhe një herë nëpërmjet Fiton Hajdarit, në minutën 67, kur sulmuesi më i mirë i Gjilanit pas një sulmi të shpejtë u gjet i vetëm para portës dhe nuk gaboi për 1 me 3.

You Might Also Like