Bujqësi

Gjilani mban sesion informues për fermerët gjilanas

Gjilan, 17 gusht 2018 – Në Komunën e Gjilanit sot është mbajtur sesioni informues me fermerë dhe kultivues të ndryshëm në sektorin e bimëve mjekësore aromatike, pastaj përmirësimin e konsistencës në furnizim, grumbullimin dhe ngritjen e kapaciteteve në pikat grumbulluese, por edhe potencialin për eksportim të këtyre produkteve.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se Komuna po u qëndron pran fermerëve të të gjitha kulturave bujqësore, duke synuar që bujqësia të jetë prioritet i punës. Ramadani tha se ky regjion ka kapacitete, resurse dhe fuqi punëtore, por vetëm kërkohet përkushtim dhe rezultatet janë të menjëherëshme.

Ramadani ka ofruar bashkëpunim të plotë femerëve, përmes stafit të drejtorisë, që ata të jenë konkurrues serioz me projektetet e tyre për grante.

Kurse Sylejman Bunjaku, inxhinier i bujqësisë dhe udhëheqës i departamentit të hortikulturës në organizatën Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë, ka thënë se organizata IADK, si përfituese e grantit për këtë sektor, përfshinë të gjitha Komunat e Kosovës dhe shpërndarja e granteve ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve prodhuese, me fokus të veçantë në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike.

Ndryshe ky projekt do t’i mbështesë fermerët sidomos në zonat rurale përmes shpërndarjes së granteve dhe asistencës profesionale për krijimin e të ardhurave dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike.

Apelohen të gjithë fermerët e interesuar që projektet e tyre për grante t’i dorëzojnë deri me datën 26 gusht 2018.

You Might Also Like