Trashëgimi

Gjilani mbanë puntori për ndërtimin e besimit nëpërmjet mbrojtjes kulturore në Kosovë

Përmes projektit “Ndërtimi i besimit nëpërmjet mbrojtjes kulturore në Kosovë”, organizuar nga UNDP, në bashkëpunim edhe me Komunën e Gjilanit dhe akterë të tjerë nga institucionet e rendit dhe sigurisë, OJQ-të, sot Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, ka mbajtur takimin e radhës për të rindërtuar të kaluarën dhe imagjinuar të ardhmen kulturore.
Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, në emër të kryetarit Lutfi Haziri, ka bartur mbështetjen e parezervë të institucioneve lokale për të krijuar një klimë të sigurt dhe për të ruajtur e rindërtuar trashigiminë kulturore që është vlerë e përbashkët e qytetarëve të Gjilanit.
“Komuna e Gjilanit nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, ka përkushtim të veçantë në ruajtjen, rindërtimin, planifikimin dhe zgjerimin e objekteve të trashëgimisë kulturore. Përcaktimi është i tillë që të gjitha objektet e trashëgimisë kulturore të kenë mbështetjen qeverisëse për ruajtjen e tyre, ndërsa ato të dëmtuarat të marrin mjetet e nevojshme për rindërtim dhe bashkërisht të kujdesemi për planifikimin për të ardhmen. Tashmë Gjilani ka objektin e muzeut të qytetit, me përkushtim po punohet që së bashku me ministrinë e Kulturës të bëhen investime në restaurim dhe rindërtim të monumenteve të dëmtuara nëpër vite deri më tani. Qëllim i përbashkët është rritja e besimit të komuniteteve dhe qytetarëve në përgjithësi, për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, ka thënë nënkryetari Kadriu.
Ai ka potencuar edhe faktin se Gjilani është ndër qytetet më të qeta në nivel të Republikës së Kosovës, me vet faktin se nuk ka raste të konflikteve fetare, etnike, racore apo konflikte të tjera që do të ishin rrezik për shoqërinë.
Ndwrsa, Vehbi Selmani nga UNDP, ka thënë se Gjilani është shembull në nivel vendi sa i përket bashkjetesës, raporteve ndërfetare, ndëretnike dhe ndërkulturore, prandaj sipas tij kërkohet angazhim i përbashkët për ta ruajtur çdo vlerë, në diversitetin kulturor që ekziston në këtë Komunë.
Me prezantime para të pranishmëve kanë marrë pjesë edhe Mentor Cakolli, Drazho Bozoviq, Ismet Tafili, ndërsa mbështetje i kanë dhënë edhe pjesëmarrësit në emër të bashkësive fetare dhe etnike në këtë Këshill Komunal për Siguri në Bashkësi.
Kjo puntori ishte e hapur dhe interaktive ku janë debatuar të gjitha temat rreth trashëgimisë dhe ndërtimit të besimit për mbrojtjen e objekteve që janë të mbrojtura me ligj, duke potencuar njëzëri se ato janë vlerë e çmueshme e një qytetrimi.

You Might Also Like