Futboll

Gjilani mbetet larg objektivit

Ka dështuar edhe një eksperiment në SC Gjilani. Pas humbjes në Kupë nga Istogu dhe barazimit në Drenas, kryetrajneri Bylbyl Sokoli kishte nxjerrë në fushë një përbërje krejt ndryshe, sidomos në fazën e sulmit, por edhe ky eksperiment dështoi, kështu që tashti Gjilanit si ka mbetur gjë tjetër, vec se të shpresoj në mrekulli.

Pasi kanë pësuar gol shumë herët në pjesëlojën e parë Gjilani pati rast të mirë në minutën e tetë, por Hila gjuajti jashtë. Jashtë gjuajti edhe Hoti në minutën 17, kurse Zhdrella në minutën 22 qëlloi traversën.

Edhe në minutën 32 Hila provoi nga largësia, por gjuajti jashtë, kurse Useini në minutën 34 për pak nuk ishte i saktë nga afërsia. Pjesëloja e parë u mbyll me një rast të Sadriut, që gjuajti jashtë portës nga largësia.

Edhe në pjesëlojën e dytë Gjilani që në nismë ka pranuar gol, kësaj radhe nëpërmjet Mentor Zhdrellës, i cili nga rreth 18 metra me gjuajtje të furishme ka qëlluar këndin e majtë të epërm të Koliqit. E tërë kjo ndodhi në minutën 47, kurse pesë minuta më pas, Gjilani ka fituar një gjuajtje dënimi nga një largësi e konsiderueshme. Progni mori guximin të gjuaj dhe ka shënuar një eurogol të vërtetë, duke qëlluar këndin e epërm të majtë të portës së Llapit.

Llapi në kërkim të golit të qetësisë sërish ka qëlluar transversalen.

Në minutën 90, Gjilani pati rast të shkëlqyeshëm për të barazuar, por gol të sigurt shpëtoi Qoriq, kurse në aksionin vijues, Shabani ka shënuar një gol të bukur nga largësia, duke e shtangur portierin Koliqi dhe duke shënuar rezultatin përfundimtar 3:1.

 

You Might Also Like