Futboll

Gjilani mbetet në garë për titull

Gjilani ka shënuar fitore bindëse në ballafaqim me Dukagjinin e Klinës dhe me këtë fitore mbetet kandidat për titull kampioni bashkë me Dritën, Ballkanin dhe Prishtinën.

Në një ndeshje që ishte mjaft me peshë, Gjilani, që ishte mysafirë në Klinë ia ka dalë që shumë herët të shënojë nëpërmjet kroatit Bushiq, i cili në minutën e dytë ka shënuar pas një aksioni të shpejtë.

Gjilani ka shënuar edhe njëherë në pjesëlojën e parë nëpërmjet Sebiano Plakut, i cili në minutën 25 është shërbyer nga Tomisllav Bushiq dhe me urti ka future topin në rrjetë.

Rezultati ka mundur të jetë shumë më i lartë, por lojtarët e Gjilanit kanë huqur disa raste të volitshme. Portieri vendas Altik Muhaxhiri ka bërë disa pritje fantastike, gjë që e bëri edhe në minutën 79, porn ë topin e kthyer ka ndërhyrë Franc Veliu, që e futi topin në rrjetë.

Në kohën shtesë, Gjilani ka shënuar edhe golin e katërt nëpërmjet Gerhard Prognit, i cili me një veprim individual kaloi mbrojtjen mysafire dhe në fund me urti e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar Dukagjini – Gjilani 0:4.

You Might Also Like