Futboll

Gjilani mbetet pa dy mbrojtës

Dy lojtarë të Gjilanit nga reparti i mbrojtjes tashmë janë bërë pjesë e Prishtinës. Ekipi kuq e bardhë ka ngelur pa Armend Thaçin dhe Leotrim Bekteshin, të cilët kanë vënë firmat e tyre dhe janë bërë pjesë e FC Prishtina.

Armend Thaçi ishte ndër lojtarët më të mirë tek Gjilani dhe falë lojërave të mira ishte bërë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës në futboll. Ngjashëm edhe Leotrim Bekteshi pati lojëra të mira, andaj ata po kërkoheshin nga shumë klube dhe në fund vendosën për ekipin nga kryeqendra që edhe sivjet do të paraqitet në Ligën e Evropës.

Në ekipin gjilanas deri më tashti po heshtin dhe nuk është arritur ndonjë përforcim.

You Might Also Like