Futboll

Gjilani mbyll me fitore fazën përgatitore në Durrës

Durrës 27 Janar 2021-Skuadra jonë sot ka mbyllur fazën përgatitore në Shqipëri dhe sot do të rikthehen në Kosovë, për të vijuar përgatitjet për vazhdimin e kampionatit në Superligë dhe në Kupë.
Sot skuadra gjithashtu luajti edhe ndeshjen e fundit miqësore në Durrës, ku përball kishte skuadrën tjetër nga Superliga e Kosovës në futboll, KF Trepçën ’89, ndeshje të cilën triumfoi Gjilani me golin e vetëm të realizuar nga mbrojtësi vlonjat, Franc Veliu.
Ndeshja e luajtur sot në Tropikal Resort në Durrës ishte test i mirë për futbollistët dhe kryetrajnerin, për të parë formën e arritur gjatë fazës dy javore të zhvilluar në Durrës.
Sot për skuadrën e Gjilanit startuan këta futbollistë:
Koliçi, Rapa, Fustar, Veliu, Halili, Useini, Musolli, Hila, Progni, Hajdari, Bushiq.

You Might Also Like