Futboll

Gjilani mbyll përgatitjet, gati për duelin kundër Ferizajit

Gjilan, 02 Nëntor 2019-Skuadra e Gjilanit pasditën e së shtunës ka përfunduar përgatitjet, para duelit të javës së 13-të kampionale kundër Ferizajit.

Stërvitja e sotme e cila me lokacion u mbajt në fushën e stadiumit, shërbeu për përgatitjet finale për duelin e ditës së diele.Seanca e sotme stërvitore filloi në ora 13:00 dhe zgjati deri në ora 14:00.
Numri një i shtabit teknik, Gentian Mezani së bashku me ndihmësit e tijë, ditën e sotme punuan në detajet e fundit si dhe në vendosje, ku u punua me intenzitet mjaft të lartë dhe gjithashtu futbollistët e skuadrës dhanë sinjalin se ata janë gati për këtë takim.

Gjilani ditën e nesërme udhëton drejt Mitrovicës me qëllim për tu rikthyer tek rezultatet pozitive, në ballafaqimin kundër Ferizajit, i cili zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta”, në qytetin e Mitrovicës.

Rikujtojmë sfida mes Gjilanit dhe Ferizajit e cilla fillon në ora 13:00 në Mitrovicë, zhvillohet pa praninë e tifozëve pas vendimit të Komisionit Disiplinor, i shqiptuar javë më parë në drejtim të klubit të Gjilanit dhe njëkohësisht do të jetë dueli i fundit që Gjilani si vendas e zhvillon jashtë shtëpis së vet, pasiqë në duelin e nesërm, skuadra kuq e bardh e përfundon dënimin e shqiptuar javë më parë.

You Might Also Like