Futboll

Gjilani merr një futbollist të Prishtinës

Në fund të korrikut Klubi i Futbollit Gjilani ka angazhuar edhe një futbollistë cilësor, i cili edhe më tepër do të forcojë repartin sulmues të ekipit bardh e kuq nga Gjilani.

Një një njoftim zyrtar të klubit është thënë se Gjilani ka arritur marrëveshje me sulmuesin Mërgim Neziri. Neziri stinorin e kaluar e kaloi tek Prishtina, duke u paraqitur në shumicën e ndeshjeve përfshirë edhe ato të Evropa ligës. Mërgimi më herët ka mbrojtur ngjyrat e shumë ekipeve evropiane duke përfshirë Fc Nurnberg, Fc Baunatal, Fc Bosotani etj.

Neziri do i bashkohet nesër skuadrës në përgatitje si dhe mund të mos jetë përforcimi i fundit, është thënë në njoftimin e klubit.

You Might Also Like