Futboll

Gjilani ndal serinë e fitoreve të Llapit

Llapi dhe Gjilani, dy ekipe në formë të lartë kanë zhvilluar ndeshjen derbi të kësaj jave, e cila është mbyllur pa gola 0:0.

Ishte kjo një ndeshje pa shumë raste shënimi, gjë të cilës në masë të madhe i ka kontribuuar edhe fusha jo e rrafshët dhe me baltë në Stadiumin në Merdare.

Lojë kryesisht është zhvilluar me pasime të gjata, pa raste të mirë shënimi nga njëra apo pala tjetër.

Në fillim të lojës lojtarët e Gjilanit kanë reaguar duke kërkuar një penalti me motivacion të prekjes së topit me dorë nga një lojtar i Llapit. Më pas ka patur disa gjuajtje të Gjilanit që rëndom kanë përfunduar jashtë porte, apo edhe në përqafim të topit nga ana e portierit llapjan Çoriq.

Pjesa e dytë pati edhe më pak raste. Ndonëse ndeshja është dominuar nga Gjilani, lojtarët e ekipit kuq e bardhë nuk rrezikuan portën e Llapit, derisa vendasit më së shumti që bënë ishte afrimi i zonës së rrezikshme. Llapi paksa më i rrezikshëm u tregua në minutën 86, kur Fazliu gjuajti nga anash, e topi përfundoi në rrjetën e jashtme të Koliqit.

You Might Also Like