Futboll

Gjilani në Strugë, dy fitore, një barazim dhe një humbje

SC Gjilani është kthyer nga faza përgatitore në Strugë.
 
Kuq e bardhët janë kthyer në shtëpi pas qëndrimit dhjetë ditor në Strugë, duke mbyllur kështu fazën përgatitore në Maqedoninë e Veriut.
Skuadra mbylli një cikël të rëndësishëm të përgatitjeve, duke inkorporuar në lojë edhe ardhjet e reja të afatit kalimtar të verës.
Gjatë qëndrimit në Strugë, skuadra zhvilloi katër ndeshje miqësore, teksa realizoi dy fitore (0:1 Veleshta dhe 1:3 Skënderbeu) një barazim (0:0 Rabotniçki) dhe pësoi një disfatë (2:0 Struga).
Fazë e suksesëshme mund te cilësohet qëndrimi në Strugë dhe përveç punës, futbollistët tanë treguan paraqitje pozitive në duelet testuese.
Ekipi do rikthehet në punës gjatë javës së ardhshme, pasi që në fundin e muajit Gusht do të startoj edicioni i ri në Superligën e Kosovës në Futboll.
 

You Might Also Like