Futboll

Gjilani nëse kalon ekipin nga San Marino, takohet me ekipin nga Qiproja

 

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për garat në Ligën e Evropës. Kështu Gjilani, I cili më 20 gusht do të përballet me ekipin nga San Marino, Tre Pennes në rast të kalimit të kësaj pengese do të përballet me ekipin Apoel nga Qiproja.

Doli se gjilanasit ishin me fat, ngase Gjilani do të jetë vendas në këtë ndeshje dhe është një mundësi e mirë që të shkojë tutje, natyrisht nëse fillimisht e kalon pengesën e quajtur Tre Pennes nga San Marino.

You Might Also Like