Futboll

Gjilani ngadhënjen në miqësoren e Anamoravës

Gjilani ka ngadhënjyer në miqësoren që e ka luajtur ndaj Vllaznisë së Pozharanit. Ekipi bardh e kuq që ka luajtur me një përbërje krejt tjetër nga ajo e stinorit të kaluar, ka zhvilluar një ndeshje të mirë, sidmos në pjesën e parë kur ka krijuar shumë raste, por që ia ka dalë të shënojë vetëm një herë.

Të dy trajnerët, Sadat Pajazit i Gjilanit dhe Agron Selmani i Vllaznisë u kanë dhënë rastin të gjithë lojtarëve që i kishin në dispozicion. U pa se ekipet janë në rrugë të mirë dhe të mbarë në krijimin e lojës e kjo vlen sidomos për Gjilanin, i cili marrë në përgjithësi u pa se ka një ekip më cilësor se ai paraprak.

Në këtë ndeshje vendosi një autogol, të cilin e shënuan lojtarët e Vllaznisë që në pjesën e parë.

You Might Also Like