Futboll

Gjilani nuk qëndroi deri në fund

 

Gjilani nuk ia ka dalë që të qëndrojë deri në fund në ballafaqim me Prishtinën, në ndeshjen që ëshhtë luajtur në Pejë.

Në një ndeshje tejet interesante, në të cilën në pjesën më të madhe ka udhëhequr Gjilani, në 15 minutat e fundit ka qenë Prishtina, që ia ka dalë të shënojë dy herë për të arritur fitoren.

Prishtina – Gjilani 2-1

-Mbylllet ndeshja!

90+4′ Armend Thaqi (Gjil) harkon sërish brenda zonës, por kësaj rradhe Hyseni nuk arrinë ta shtyen topin drejt rrjetës.

90+2′ Armend Thaqi (Gjil) harkon bukur brenda zonës, por Papuqi për pak sa nuk realizon.

89′ Gooool. Basid Khalid (Pri) ka realizuar pas një tollovie në mbrojtjen udhëtuese, 2-1.

85′ Mërgim Pevqeli (Pri) gjuan mbi portë nga afërsia.

80′ Basid Khalid (Pri) gjuan me kokë, por jashtë portës.

76′ Gooool. Blend Baftiu (Pri) ka realizuar në tentim për të harkuar, 1-1.

56′ Çfarë ka humbur Bozhoviq!

54′ Dominim i Prishtinës që tenton barazimin, por Gjilani po laun mjaftë mençur

Nis pjesa e dytë

-Mbyllet pjesa e parë!

44′ Gooool. Edon Sadriu realizon pas një goditje të fuqishme për të kaluar miqtë në epërsi, 0-1.

37′ Përparim Osmani (Pri) harkon brenda zonës për Bozovic, i cili gjuan në duart e Kaçiut.

30′ Shiu i rrëmbyeshëm po u pengon futbollistëve të tregojnë paraqitjen e tyre më të mirë.

15′ Kalojnë 15 minutat e para të lojës kalojnë nën dominimin e skuadrës kryeqytetase që trysnojnë portën e Kaçiut nga starti i ndeshjes.

Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Bekaj, Osmani, Bashiru, Taipi, Ahmeti, Curri, Mankenda, Fetahaj, Jamal, Bozovic, Januzi. Kryetrajner: Mirel Josa

Gjilani: Kaçiu, Thaqi, Kastrati, Bekteshi, Papuqi, Hyseni, Turku, Kosumi, Sadriu, Rusi, Haxhimusa. Kryetrajner: Alban Hyseni

Gjyqtarë: F.Tahiri, B.Morina, I.Kabashi, E.Zasella

Stadiumi: “Shahin Haxhiislami” – Pejë

Gazetasheshi.com

 

You Might Also Like