Futboll

Gjilani i pakalueshëm për liderin

Trepça ’89, lidere në këtë kampionat nuk ia ka dalë që të shënojë fitore në ballafaqim me Gjilanin, i cili ia doli që të nxjerrë një pikë në Mitrovicë.

Të dy golat në këtë ndeshje janë shënuar në pjesëlojën e parë. Ishin gjilanasit të parët që kaluan në epërsi nëpërmjet Salih Kosumit, i cili ka pranuar një top të mirë prej Dren Gashit. Trepca ’89 është kundërpërgjigjur shumë shpejt, pasi që pasi që në minutën 38 ka shënuar Diar Mustafa.

Vendasit kanë mundur të shënojë fitore, ngase patën raste të mira në pjesëlojën e dytë, por porta e gjilanasve deri në fund mbeti e paprekur.

Gjilani po kalon nëpër një fazë të ndeshjeve të vështira, ngase ditë më parë barazoi në Pejë si mysafire, tashti barazoi edhe në Mitrovicë, kurse do të ketë edhe një ndeshje të vështirë, ngase do të ndeshet me Ferroniklin, sërish si mysafire.

You Might Also Like