Futboll

Gjilani për kupë i shkon Drenicës

Gjilan, 12 Dhjetor 2019-Gjilani-Drenica, kjo është sfida për kuq e bardhët në fazën çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

4 herë finalisti i kësaj gare, SC Gjilani përballjen kundër Drenicës do ta zhvilloj në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, në datat 8 dhe 9 shkurt të vitit 2020.

Vlenë të ceket se edhe ndeshjet e fazës çerekfinale zhvillohen me vetëm një takim, me ç’rast kuq e bardhët kalimin tutje do ta kërkojnë si mysafir i Drenicës në përballjen e shkurtit të vitit të ardhëshëm.

Kujtojmë se Gjilani deri në këtë fazë ishte përballur me ekipet e Malishevës si mysafir dhe 2 Korrikut si vendas, duke triumfuar 0:3 kundër Malishevës respektivisht 6:1 kundër ekipit nga Prishtina, KF 2 Korriku.

You Might Also Like