Futboll

Gjilani përballet me përfaqësuesen Çame

Klubi i Futbollit Gjilani këtë të mërkurë do të përballet me Përfaqësuesen Çame, në një miqësore që do të zhvillohet në stadiumin e Qytetit në Gjilan me fillim në ora 13 e 30 minuta.

Lajmin e kanë bërë drejtues të Gjilanit, të cilët i kanë ftuar shikuesit që të jenë të pranishëm në këtë ndeshje. Ja postimi i plotë i KF Gjilani:

Sot luhet miqësorja mes Gjilanit dhe përfaqësueses Çame

Sot me fillim nga ora 13 e 30 minuta në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”në Gjilan,zhvillohet takimi miqësorë mes Gjilanit dhe përfaqësueses Çame.

Ftohen gjithë qytetarët e qytetit dhe më gjerë ta ndjekin këtë takim nga afër,ku nga ora 13:00 do të filloj programi,para fillimit të takimit që nis nga ora 13 e 30 minuta.

You Might Also Like