Futboll

Gjilani pëson keq

Ballkani e ka turpëruar Gjilanin, derisa e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-1, pavarësisht se ishte në disavantazh.

 

Ballkani – Gjilani 4-1

-Mbyllet ndeshja!

88′ Goool. Leutrim Gashi (Ball) realizon me kokë pas harkimit të Egzon Shabanit për 4-1.

80′ Altin Aliu (Gjila) tenton goditjen me kokë, por pranë pingules.

79′ Goool. Arbër Potoku (Ball) gjuan me të djathtën nga afërsia dhe realizon për 3-1.

72′ Blendi Baftiu (Ball) nuk arrinë të realizoj në portën e zbrazët, duke gjuajtur vetëm jashtë portës.

60′ Durim Gashi (Ball) shpërdoron rast ideal për të realizuar, pret ‘gardiani’ Donat Kaçiu.

58′ Vilfor Hysa (Gjil) tenton goditjen, por mbi portë.

49′ Goool. Blendi Baftiu (Ball) ‘shkarkon’ të djathtën dhe realizon për mrekulli për 2-1.

47′ Jetmir Topalli (Ball) gjuan me kokë, por pret ‘gardiani’ Donat Kaçiu.

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

45′ Goool. Durim Gashi (Ball) gjuan për mrekulli me të djathtën dhe realizon për 1-1.

31′ Vilfor Hysa (Gjil) depërton bukur nga e djathtë, por goditja tij përfundon pranë portës.

21′ Goool. Elbasan Gashi (Ball) në tentim për ta larguar topin qëllon në portën e tij, 0-1.

20′ Ansi Nika (Gjil) gjuan me të jashtëm, por shtylla shpëton ‘gardianin’ Armend Ruxhi.

18′ Vilfor Hysa (Gjil) gjuan me të djathtën, por pingulja shpëton ‘gardianin’ Armend Ruxhi.

05′ Visar Berisha (Ball) provon goditjen nga ndërprerja, por pranë pingules.

03′ Brunild Pepa (Gjil) gjuan me të majtën, por pranë portës.

-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Potoku, Gashi, Berisha, Shabani, Elezaj, Gashi, Baftiu, Manevski, Topalli. Kryetrajner: Sami Sermaxhaj

Gjilani: Kaçiu, Kastrati, Papuqi, Halilaj, Magani, Muqaj, Kqiku, Sadriu, Hysa, Nika, Pepa. Krytrajner: Sadat Pajaziti

Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Erduan Baliqi, Bardh Ajeti

Stadiumi i qytetit në Suharekë

Gazetasheshi.com

You Might Also Like