LAJME

Gjilani prej të martës publikon të gjitha kontratat me operatorët ekonomik

Gjilan, 6 gusht 2018 –  Zyra e Prokurimit në Gjilan me aprovimin e kryetarit Lutfi Haziri, ka marrë vendim që nga neser (e martë), t’i publikoj në web-faqen zyrtare të saj të gjitha kontratat me operatorët ekonomik.

Ky vendim për hapjen e kontratave për publikun është bërë si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së Projektit të USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës.

Përndryshe, deri më tani janë publikuar vetëm informata të kufizuara përmes njoftimeve të ndryshme, ndërkaq nga nesër, qytetarët, mediat dhe shoqëria civile mund t’i qasen kontratave në vegzën: https://kk.rks-gov.net/gjilan/prokurimi/njoftimi-per-nenshkrim-te-kontrates/

You Might Also Like