Gjilan

Gjilani pret nën ethe sonte rezultatet e covid19, nga ky qytet u testuan 76 veta

Në Gjilan janë kryer testet edhe për 76 banorë të cilët kanë pasur kontakt me personat e konfirmuar me Covid-19, rezultatet pritet që të dalin sot gjatë ditës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, sot në konferencë ka treguar se janë marrë 76 mostra për testim, duke përfshirë edhe ato të ditës së djeshme dhe janë në pritje të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për ta pasqyruar gjendjen reale dhe, siç ka deklaruar ai, bazuar në monitorimin e gjendjes, po pritet që edhe 13 raste të negativizohen nga këto 25 që që janë aktive./RadioStar/

You Might Also Like