Gjilan

Gjilani priti kreshnikun e Karadakut Idriz Seferin

Gjilani sot pret kreshnikun e Karadakut Idriz Seferin mu në qendër të qytetit aty ku edhe e kishte vendi, hijerendë do të rri përball herojit të luftës më të re Agim Ramadanit. Sot bëhen bashka e kaluara me të sotmen, gjeneratat vendosen në një vend përball njëri tjetrit. Kolosi i Kaqanikut zbret në tokën e lirë, në tokën e të parëve aty ku luftën e shëndrroi në paqe, sakrificen në zhvillim e mbi të gjitha sot i jep frymë shtetësisë së Kosovës dhe jo vetëm Kosovës por tërë Shqiptarisë. Urime Gjilan po vjen i skalitur në shtatore heroji i kombit Idriz Seferi!

Izmi Zeka

You Might Also Like