Futboll

Gjilani rikthehet fuqishëm pas derbit të humbur

⏳ Mbyllet ndeshja!

⏱ 90+2′ Bedri Greca (Gjil) gjuan afër zonës, por pret ‘gardiani’ Erind Selimaj.

⏱ 90+1′ Keita Razak (Gjil) gjuan mbi portë.

➕3⃣ minuta shtesë!

♻ 89′ Keita Razak (Gjil) inkuadrohet në vend të Tomislav Busiç.

⚽ 88′ Goool… Fiton Hajdari (Gjil) përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe me saktësi qëllon për 1-4.

⏱ 87′ Danin Talloviq (Fla) gjuan nga afërsia mbi portë.

♻ 84′ Salih Kosumi (Gjil) inkuadrohet në vend të Gerhard Prognit.

⏱ 80′ Danin Talloviq (Fla) gjuan mbi portë nga afërsia.

⚽ 76′ Goool… Festim Krasniqi (Fla) gjuan në mënyrë mjeshtërore dhe realizon për 1-3.

⏱ 75′ Agron Bruqi (Fla) gjuan me kokë, por sërish Kenan Haxhihamza shpëton gol të sigurt.

⏱ 74′ Riste Ilijovski (Fla) gjuan nga largësia, por pret në mënyrë fantastike Kenan Haxhihamza.

♻ 73′ Edon Zeqiri (Fla) inkuadrohet në vend të Ersin Fetahit.

♻ 70′ Fiton Hajdari (Gjil) inkuadrohet në lojë në vend të Fjoart Jonuzit.

⏱ 64′ Festim Krasniqi (Fla) gjuan për mrekulli, por jashtë portës.

♻ 55′ Festim Krasniqi (Fla) inkuadrohet në vend të Adem Maliqit.

⚽ 54′ Goool… Bedri Greca (Gjil) lanson një ‘projektil’ dhe realizon për 0-3.

⏱ 50′ Danin Talloviq (Fla) humbet një rast ideal për shënim duke gjuajtur mbi portë.

⏱ Starton pjesa e dytë!

♻ Egzon Krasniqi (Fla) është inkuadruar në lojë në vend të Shend Kelmendit.

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

⏱ 45+1′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan me kokë mbi portë pas harkimit të Bedri Grecës, tjetër aksion fantastik i mysafirëve.

➕1⃣ minutë shtesë!

⏱ 40′ Shend Kelmendi (Fla) gjuan nga largësia, por vetëm mbi portë.

? 34′ Keita Aziz (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

? Me golin e dytë të pranuar, skuadra e Flamurtarit bëhet ekipi me më së shumti gola të pranuar në Superligë. Gjithsej 18.

? Me dy golat e realizuar brenda dhjetë minutave, sulmuesi i SC Gjilanit, Gerhard Progni bëhet golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës me 5 gola.

⚽ 30′ Goool… Gerhard Progni (Gjil) realizon pas një aksioni model të skuadrës mysafire për 0-2.

⚽ 20′ Goool… Gerhard Progni (Gjil) pranon bukur një top nga mesi i fushës dhe me një super parabol realizon për 0-1.

⏱ 11′ Riste Ilijovski (Fla) gjuan me kokë sërish, por shkon pranë pingules.

⏱ 09′ Mërgim Boshnjaku (Fla) provon goditjen e tij nga largësia, por pret sërish Kenan Haxhihamza.

⏱ 06′ Riste Ilijovski (Fla) gjuan me kokë, por pret sërish Kenan Haxhihamza.

⏱ 05′ Adem Maliqi (Fla) gjuan nga jashtë zonës, por topin në fundore e dëbon Kenan Haxhihamza.

⏱ Starton ndeshja!

⏰ 14:35 Ndeshja ende nuk ka filluar për shkak të problemeve me rrjetën e portës së Flamurtarit.

Futbollisti i Flamurtarit, Agron Bruqi duke rregulluar rrjetën

✅ Rikthehen në formacionin startues Mërgim Boshnjaku dhe Adem Maliqi te KF Flamurtari.

? Muhamed Useini është kapiten i ri i SC Gjilanit, pasi që Ylber Kastrati ndodhet në stol.

? Formacionet zyrtare:

? Flamurtari: Selimaj, Granchov, Ilijovski, Maxhuni, Fetahi, Islijami, Bruqi, Kelmendi, Maliqi, Boshnjaku, Tallovic.?‍?Kryetrajner: Artim Shaqiri

? Gjilani: Haxhihamza, Veliu, Rapa, Frashëri, Jackson, Useini, Keita Aziz, Jonuzi, Greca, Progni, Busiç. ?‍? Kryetrajner: Gentjan Mezani

? Gjyqtarë: Selim Isufi, Elvis Bicaj, Imran Kabashi, Arben Halilaj

? Stadiumi: “I Flamurtarit” – Prishtinë

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like