Futboll

Gjilani rikthehet tek stërvitjet

Gjilan, 20 Mars-Kuq e bardhët sot janë rikthyer tek përgaditjet.Pas dy ditëve pushimi, që futbollistët i kishin pas duelit kundër Kek-ut, ata sot janë rikthyer punës ku po përgaditen për vazhdimin e kampionatit.

Në stërvitjen e sotme e cila u mbajtë tek fusha ndihmëse,filloi me vrapimin e zakonshëm pastaj futbollistët vijuan ushtrimet e tyre me trajnerin kondicional dhe krejtësisht në fund ata patën lojë të lirë.
Prezent ishin të gjithë futbollistët në përjashtim të Kastratit dhe Hysës, të cilët gjinden në fazën rikuperuese nga lëndimet, që kanë pësuar më parë.Gjendja e futbollistëve të tjerë është mjaftë stabile, kurse atmosfera në ekip është në nivelin e duhur.

Gjilani edhe ditën e nesërme do të vijoj me stërvitje, ku ato mbahen në vendin dhe kohën e njejtë.

You Might Also Like