Futboll

Gjilani rrugëtimin e Digitalb Kupës, e nis në Malishevë

Gjilan, 18 Nëntor 2019-Shorti për rundin e dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, i hedhur sot në selinë e FFK-së, ka vënë përball skuadrën e Gjilanit kundër asaj të Malishevës, me ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin, “Liman Gegaj”, në Malishevë.

Kundërshtari i Gjilanit në këtë takim,KF Malisheva, militon në Ligën e Parë të Kosovës dhe momentalisht radhitet në pozitën e 5-të tabelare pas 14 xhirove të zhvilluara, duke tubuar 22 pikë në këtë rang garash.

Ndeshjet e këtij rundi pritet të zhvillohen në mesjavën e ardhëshme, të datave 26 dhe 27 Nëntor, me fillim në ora 12 e 30 minuta.

You Might Also Like