Gjilan

Gjilani shënon 32 vjetorin e rënies së heroit Zija Shemsiu

Komuna e Gjilanit, ka bërë homazhe tek lapidary i dëshmorëve në fshatin Përlepnicë të Gjilanit në 32 vjetorin e rënies së dëshmorit Zija Shemsiu, që përkon edhe me 5 majin ditën e dëshmorëve.

“32 vjet më parë familja Shemsiu është angazhuar sikur edhe shumë familje të dëshmorëve dhe heronjëve për lirinë dhe çlirimin nga një okupator i cili për shqiptarët në Kosovë, përherë do të mbetet famkeq dhe gjithmonë barbarë e torturues. Zija Shemsiu dhe bashkveprimtarët e tij janë ata të cilët kanë qenë pjesë e celulave të para të lirisë së Kosovës, së bashku edhe me kontributin e dëshmorëve si Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri Zeka e deri te vargu i gjatë i dëshmorëve dhe heronjëve të luftës së fundit të ’99-tës”, ka thënë pasi bëri nderimet nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu.

Ai gjithashtu ka uruar të gjitha familjet e dëshmorëve për ditën e 5 majit, duke bartur mesazhin e falënderimit për kontributin e jashtzakonshëm që ato si familje kanë dhënë për lirinë e Kosovës duke humbur më të dashurit e tyre.

Nga ana e tij në emër të familjes ka folur Shaban Shemsiu, vëllai i dëshmorit Zija Shemsiu, i cili ka falënderuar institucionet komunale për respektin e treguar duke kujtuar vendimin e Zijahit i cili ka deklaruar para organeve të hetuesisë në Beograd se “Më mirë dua armën më të mirë të botës, se sa të jem mbret i saj”.

“Kjo ishte ajo që neve si familje krahas dhembjes së madhe na ka dhënë krenarinë e pafund që kishim një familjar, vëlla dhe qëndrestarë të tillë nga Përlepnica dhe Gjilani”, ka thëën Shaban Shemsiu.

You Might Also Like